Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas shumë debateve miratoi mbrëmjen e së premtes propozimin për ndryshimet në ligjin për Regjistrimin e Popullsisë duke shtyrë procesin e regjistrimit.
Pro shtyrjes së regjistrimit votuan 95 deputetë, ndërsa 12 ishin kundër. Gjithashtu u miratua dhe shtyrja e zhvillimit të zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, ranë dakord që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në shtator të këtij viti.
Regjistrimi ishte parashikuar të zhvillohej nga 1 deri më 20 prill, por lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, kërkoi shtyrjen e këtij procesi për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike nga COVID-19./ db/ Abcnews.al