Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet për të premten diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë

schedule16:07 - 4 Nëntor, 2020

schedule 16:07 - 4 Nëntor, 2020

Shtyhet për ditën e premte diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për konferencën e parë ndërqeveritare. Gazetarja e “ABC”-së, Erisa Zykaj raporton se diskutimi ishte caktuar për sot por është shtyrë pas dy ditësh.

Presidenca gjermane konfirmon se diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë shtyhet për të premten. Ky diskutim ishte parashikuar paraprakisht sot në axhendë” mëson Erisa Zykaj.

Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë që konferenca e parë të zhvillohet brenda këtij viti që përkon me Presidencën gjermane të BE-së, por rruga përpara për Tiranën nuk është e lehtë për të bindur vendet skeptike, mes të cilave Holanda./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!