Shtyhet për herë të dytë afati për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e rrugës Milot-Fier

schedule14:25 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:25 - 27 Tetor, 2020

Nga Erblina Mile

Shtyhet për herë të dytë afati për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.Ministria e Infratsrukturës ka bërë me dije  se ky vendim u mor pas ndryshimit të disa kritereve që lidhen me ndërtimin e disa urave përgjatë këtij segmenti rrugor.

Data 28 tetor duhej të ishte afati i fundit për të pritur  dorëzimin e  ofertave ndërsa afati tjetër është vendosur që të jetë 9 nëtori i këtij viti. Segnmenti Rrugor Milot-Thumanë-Kashar-Luz i Vogël-Fier  është një projekt që do të jepet me konçesion Partneritet Publik-Privat .

Qarkullimi në këtë autostratë parashikohet të bëhet kundrejt pagesës që do jetë  7.5 Euro për 100 kilometra që do të vendoset për automjetet që do të kalojnë në këtë aks.Sipas përllogaritjeve kompania e cila do të ndërtojë rrugën prej 53 kilometrash nga Miloti në Lekaj dhe do të rehabilitojë segmentin ekzistues prej 62 kilometra nga Lushnja në Fier, duhet të investojë në total  rreth 1.2 mld euro.

Ndërkohë që buxheti i shtetit duhet të paguajë 10% të vlerës së investimit,  ose 121  milionë Euro në 16 vitet e para. .Në bazë të këtij projekti rruga milot Fier do të përshkohet për 1 orë e 15 minuta ndërsa kalimi do të jetë me pagesë. Segmenti Milot-Fier ka një gjatësi prej 115 km dhe do të jetë , pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!