Partia Demokratike ka pranuar kërkesën e shumicës socialiste për të shtyrë për në seancën e radhës diskutimet dhe ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët. Ishte kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla që bëri kërkesën, e cila u pranuar nga demokratët.
“PS po bën tentativë për të penguar hetimin parlamentar. Por biem dakord ta votojmë seancën tjetër” tha Gazment Bardhi nga Partia Demokratike. Ndërkohë që dy komisionet e tjera për çështjen “Beketi” dhe 25 Prillin do të hidhen sot në votim. Komisioni për “Beketin” pritet që të rrëzohet, ndërsa ai për zgjedhjet me disa ndryshime në formulim pritet që të miratohet./ Abcnews.al