Ndeshja e Premier League midis Everton dhe Newcastle, e planifikuar për tu luajtur të enjten, është shtyrë për një datë të mëvonshme.
Këtë e ka bërë të ditur liga me anë të një komunikate, në të cilën bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën për shtyrje të paraqitur nga ekipi mysafir. Newcastle kishte kërkuar që ndeshja të shtyhej për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 brenda ekipit.
Me ndeshjen Everton-Newcastle, tashmë janë 16 ndeshje të Premier Leagues që janë shtyrë për muajin dhjetor./ h.ll/abcnews.al