Shtyhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

schedule11:31 - 31 Mars, 2020

schedule 11:31 - 31 Mars, 2020

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidetnit Ilir Meta është shtyrë. Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se afati është shtyrë për në  31 korrik.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardian Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Njoftimi i plote: 

Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues” në drejtimin e kryetarit, z. Ulsi Manja, diskutoi në mbledhjen e realizuar nëpërmjet sistemit online Cisco Ëebex, zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor.

Për shkak të pandemisë botërore nga COVIT -19, Komisioni i Venecia ka shtyrë zhvillimin e seancave të planifikuara. Në njoftimin e Komisionit të Venecias thuhet se:“Opinionet e planifikuara për seancën e Marsit, shtyhen në seancën e 19-20 Qershorit 2020”.

Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 28 shkurt 2020, diskutimet e mbledhjes së Komisionit u përqëndruan rreth marrjes së vendimit të ndërmjetëm për zgjatje e afatit të Komisionit Hetimor dhe përcaktimin e afatit të ri.

Në përfundim të diskutimeve, Komisioni miratoi vendimin e ndërmjetëm për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor deri më datën 31 korrik 2020.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!