Shtyhet dueli me Prodan, Florian Marku: Jam i irrituar, por rikthehem shpejt

schedule21:18 - 16 Korrik, 2021

schedule 21:18 - 16 Korrik, 2021

Florian Marku ka pësuar një dëmtim, dhe dueli ndaj rumunit Prodan është shtyrë për në vjeshtë. Boksieri shqiptar ka dhënë lajmin e keq për tifozët e shumtë me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

Për të gjithë tifozët e mi: jam tepër i irrituar që po njoftoj që ndeshja ime me Prodan duhet të shtyhet për shkak të një dëmtimi që kam pësuar.

Gjithsesi, unë do të rikthehem në stërvitje shumë shpejt dhe do të jem i gatshëm të luftoj me Prodan në shtator“, shkruan “luftëtari” shqiptar në lidhje me duelin me rivalin e pathyeshëm.

Ndeshja me Prodan ishte programuar të zhvillohej më 7 gusht, një betejë me 12 raunde për titullin International Welterweight. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!