Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet deri më 12 nëntor afati për kandidim në Primare në të gjitha degët e PD-së, procesi i mbyllur për Tiranën

schedule21:00 - 7 Nëntor, 2022

schedule 21:00 - 7 Nëntor, 2022

Afati për vetëkandidim apo kandidim për Primare në të gjitha degët e Partisë Demokratike është shtyrë deri në datën 12 nëntor. Siç njofton, PD, nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.

Shkak për shtyrjen, nga selia blu njoftojnë së është koha e pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Lajmin për shtyrjen e afatit e bëri të ditur edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Radari Informativ” në ABC. Po ashtu, Bylykbashi bëri të ditur se fitues do të shpallet kandidati që fiton 50% +1 të votave. Në rast se nuk do të ketë asnjë kandidat që s’i ka fituar këto vota, do të shkohet në balotazh. /abcnews.al/



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!