Shtyhet afati për ristrukturimin e kredive, Deralla: Janë shpërndarë 100 mln euro nga garancitë sovrane

schedule15:34 - 16 Janar, 2021

schedule 15:34 - 16 Janar, 2021

Shtyhet me 3 muaj afati për ristrukturimin e kredive një masë që u vjen në ndihmë klientëve që kanë vështirësi për të paguar këstet.

Nëpërmjet këtij vendimi të Këshillit Mbikëqyrës, bankave ju jepet e drejta që nëpërmjet një marrëveshje me klientin që ka vështirësi të ndryshojnë kushtet e kredisë, afatin por edhe normën e interesi Drejtori i Departamentit të Mbikqyrjen në Bankën e Shqipërisë Deniz Dërralla shpjegon se kjo masë është marrë për ti ardhur në ndihmë sidomos bizneseve në sektorin e turizmit të cilët po përballen me vështirësi serioze financiare.

“Për bankat ishte e nevojshme dhe një tremujor shtesë për të bërë ristrukturimet e realizuara në bazë të analizave financiare. Ky tremujori u dedikohet bizneseve”, është shprehur ai.

Ky vendim nuk pritet të ndikoj direkt në nivelin e kredive të këqija por parashikimet janë  pesimiste për 2021 .

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me shoqatën e bankave të nivelit të dytë ndërmori një moratorum duke shtyrë afatet e shlyerjes së kësteve të kredive gjatë muajit mars.Nga kjo masë përfituan 25 mijë klientë me vlerë 2 mld euro.

Ndërkohë shpërndarja e kredive sipas garancive sovrane për bizneset në krizë duket se kanë qenë  në nivele të ulëta. Sipas drejtorit të Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë janë shpërndarë në total 100 mln euro.

Kjo iniciativë e Bankës së Shqipërisë është e para masë që merret për ti ardhur në ndihmë bizneseve të prekura nga pandemia gjatë këtij viti.Ndërsa parashikimet mbeten pesimiste për shkak se është një vit elektoral dhe shumë biznese pritet të përballen me vështirësi të shumta financiare dhe pamundësi paguese./abcnews.al