Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin e dorëzimit të aplikimeve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Burime për gazetaren e Abc Leontina Nika bëjnë me dije se në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit janë Zana Çela, Josif Gjipali, Gëzim Xhaxhaj, Arben Skënderi dhe Kleanthi Gjika. Të 4 kandidatët kanë dorëzuar brenda afateve aplikimin për të kandiduar për postin e drejtorit të Teatrit.
Josif Gjipali është tenori i mirënjohur me një karrierë të suksesshme në skenat e Europës. Pas një karriere të suksesshme në Shqipëri ai sot debuton në operën e La Scalas, Milano si dhe në të gjithë skenat më prestigjoze të Europës. Jo pak të njohur janë dhe emrat e tjerë duke nisur nga Zana Çela e cila prej muajsh ka mbaruar mandatin e saj 4-vjeçar në krye të këtij institucioni.
Në vazhdim pritet që të bëhen publikë emrat e tjerë që do kandidojnë duke qenë se është shtyrë afati i aplikimeve deri më 6 maj. Vendimi për të shtyrë afatin është marrë për t’u dhënë më shumë kohë për të kandiduar duke qenë se ka pasur paqartësi për kriteret.
/abcnews.al