Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të shtojë me dy javë afatin kohor të pranimit e aplikimeve nga Prokurorët kandidatë për Strukturën e Posaccme Anti-Korrupsion, SPAK. Vendimi për shtyrjen e afatit deri më datën 21 shkurt 2019 u mor me 10 vota pro dhe një kundër në një mbledhje të zhvilluar të mërkurën. Në të njëjtën mbledhje Këshilli i bëri thirrje prokurorëve të shfrytëzojnë këtë afat për të paraqitur aplikimet e tyre. Afati një mujor i vendosur më herët nga KLP për aplikimet e 15 anëtarëve që do të ketë struktura e SPAK skadonte në 7 shkurt. Por një ditë para kësaj date, numri i aplikantëve ka shkuar në 15. Aplikimi më i fundit i përket prokurorit të Shkodrës, Vate Stakaj./abcnews.al
Shtyhet afati për aplikimet në SPAK
schedule15:43 - 6 Shkurt, 2019
schedule 15:43 - 6 Shkurt, 2019