Shtyhen zgjedhjet presidenciale në Afganistan, mbahen në prill 2019

schedule22:17 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 22:17 - 26 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet presidenciale ne Afganistan do të shtyhen të paktën deri në prill. Shkak janë bërë vonesat në përgatitjen e procedurave si dhe në trajnimin e stafeve të komisioneve elektorale.

Komisioni elektoral afgan deklaroi se zgjedhjet presidenciale në vend do të shtyhen për disa muaj, mundësisht deri në muajin prill të vitit të ardhshëm. Vendimi u mor për të lejuar rregullimin e problemeve teknike që u shfaqën gjatë procesit të votimit për zgjehdjet parlamentare në muajin tetor.

Zëdhënësi i komisionit elektoral të pavarur, u shpreh se duhet më shumë kohë për trajnimin e stafit rreth sistemit të identifikimit biometrik të përdorur për të reduktuar parregullsitë. Gjithashtu duhet shumë kohë dhe për të verifikuar listat e zgjedhësve, sidomos problemeve të mëdha që dolën në pah në zgjedhjet e muajit tetor. Por data e saktë për zgjedhjet presidenciale nuk është vendosur ende. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!