Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhen dy komisionet e posaçme/ PS e PD ranë dakord ta diskutojnë javën e ardhshme në konferencën e kryetarëve

schedule10:43 - 8 Tetor, 2025

schedule 10:43 - 8 Tetor, 2025

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare u mblodh paraditen e së mërkurës për të shqyrtuar dy kërkesa të socialistëve.

Ata kërkuan ngritjen e dy komisioneve të posaçme, për reformën zgjedhore dhe për atë administrative-territoriale.

Por dy krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla i PS dhe Gazment Bardhi i PD ranë dakord që dy Komisionet e Posaçme të diskutohen për javen e ardhshme.

Mbledhja e konferencës së kryetarëve nisi me një propozim të deputetëve socialistë, që për nder të gjyqtarit të vrarë, Astrit Kalaja, në seancën plenare në Kuvend të enjten, të mbahet një minutë heshtje.

Por opozita ka kërkuar që Astrit Kalaja të shpallet dëshmor i atdheut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!