Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli është shtruar në spital, pasi u diagnostikua me pneumoni. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij, ai u trajtua menjëherë pas diagnozës dhe tani është në gjendje të mirë.
Zëdhënësi u shpreh se “Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, u diagnostikua me pneumoni dhe u trajtua menjëherë. Ai është në gjendje të mirë”.
65-vjeçari italian, i cili ka qenë në pozicionin e tij aktual që nga korriku 2019, raportohet se ka pasur ethe dhe për këtë arsye iu desh të largohet nga seanca e PE-së të mërkurën e kaluar./ Abcnews.al