Shtrohet në spital Papa Françesku, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

schedule17:57 - 4 Korrik, 2021

schedule 17:57 - 4 Korrik, 2021

Papa Françesku ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore. Ai është shtruar në poliklinikën universitare Agostino Cemelli në Romë ku thuhet se do t’i nënshtrohet një operacioni në zorrën e trashë.

Selia e Shenjtë shtoi se ky operacion ishte planifikuar prej një kohe të gjatë dhe ishte për shkak të devijimeve të zorrës së trashë.

Zëdhënësi Matteo Bruni, tha se Papa, vuante nga “sentoza diverikulare simptomatike” e zorrë së trashë, një gjendje që shkakton dhimbje të vazhdueshme dhe fryrje të barkut.

Sipas mjekëve kurues, pas disa ditësh pas operacionit, Papa Françesku do të kthehet në Vatikan dhe detyrat e tij do të vazhdojë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!