“Asnjë euro, asnjë ndihmë”. Bashkimi Europian ka vendosur se nuk do të kontribuojë në rifinancimin e borxheve të Malit të Zi, i cili në 2014 mori kredi nga Kina 1 miliard dollarë, për ndërtimin e një autostrade të gjatë që do të përshkonte vendin
Pas gjashtë vitesh, infrastruktura, në duart e “China Road” dhe “Bridge Corporation”, nuk ka përfunduar ende. Qeveria malazeze i kishte kërkuar ndihmë Brukselit për të kufizuar mundësinë që një shtet shumë pranë BE, dhe kandidat për anëtarësim, të ishte financiarisht i varur nga Pekini. Podgorica firmosi një marrëveshje me bankën kineze ExIm për të financuar 85% të kostos së autostradës.
Pjesa e parë prej 41 kilometrash, një e katërta e gjatësisë totale, kushtoi 20 milion euro për kilometër, duke e kthyer në një nga infrastrukturat më të shtrenjta në botë. Dhe tashmë kanë ndaluar të gjitha punimet.
Sipas profesorit Vuk Vuksanoviç të qendrës për politikën e sigurisë në Beograd, kjo është një goditje e ashpër strategjike, si për peshën që Europa ka në rajon, njësoj dhe për faktin se besueshmëria do të reduktohet në mënyrë domethënëse në vendet kryesore ballkanike.

Ishin të shumtë ata që kritikuan bashkëpunimin mes Malit të Zi dhe Kinës por Brukseli nuk po bën shumë për të kufizuar ndikimin kinez.
Bashkimi Europian është i shqetësuar për pasojat sociale, ekonomike dhe financiare të disa prej investimeve kineze sepse ekziston rreziku i çekuilibrimit makroekonomik dhe varësisë nga borxhi.
Prej kohësh Kina po përpiqet që të zgjerojë ndikimin e saj në zonën lindore të Europës, sidomos nëpërmjet Ballkanit perëndimor – Mal i Zi, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, vende jo anëtare të Bashkimit Europian por disa prej tyre kandidate për anëtarësim. Pekini ka një të katërtën e kredisë së Malit të Zi.
Në rast se nuk shlyhet, sipas kontratës Kina ka të drejtë të mbajë tokën malazeze si garanci. Ajo që është në lojë është kryesisht gjeopolitike
Në vitet e fundit Kina ka nisur një fazë të re shtrirjeje të ekonomisë së saj. E forcuar tashmë dhe nga fakti që Hungaria është bëri vendi i parë europian që miraton vaksinën kineze anti-Covid.
/abcnews.al/

