Shtresat e akullit që shkrihen në Antarktik, mund të zhduken më shpejt sesa pritet

schedule15:59 - 6 Prill, 2023

schedule 15:59 - 6 Prill, 2023

Një hulumtim zbuloi se shtresat e akullit në Antarktik, mund të shkrihen më shpejt sesa pritet. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Nature”, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Newcastle në Britani të Madhe, bëri një studim që shqyrton rritjen e nivelit global të detit.

Shkencëtarët zbuluan se shtresat e akullit në brigjet e Norvegjisë tërhiqen deri në 600 metra në ditë. Si rezultat i hulumtimeve, është konstatuar se masat akullnajore në Antarktik tërhiqen më shumë se 30 metra në ditë.

Përveç kësaj, për shkak të ndryshimeve klimatike shtresat e akullit që shkrihen në Antarktik shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane me rreth 1 centimetër.

Rezultati i hulumtimit do të hedhë dritë sesa shpejt mund të shkrihet akulli në Grenlandë dhe Antarktik dhe të rrisë nivelet globale të deteve.

Dr. Christine Batchelor nga Universiteti Newcastle në deklaratën e saj për BBC lidhur me temën tha se nëse vazhdon rritja e temperaturës në këtë mënyrë do të rriten nivelet e oqeaneve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!