Shtrenjtohet nafta, e katërta herë pas hapjes së vendit

schedule15:39 - 10 Korrik, 2021

schedule 15:39 - 10 Korrik, 2021

Nafta dhe benzina po iu kushton më shtrenjtë drejtuesve të mjeteve në Shqipëri.

Çmimi i karburantit u rrit për të katërtën herë radhazi që pas daljes së vendit nga karantina.

Në pikat kryesore nafta dhe benzina  po tregtohen 3 lekë më shumë.  Nëse rreth dhjetë ditë më parë 1 litër naftë mund ta blije me 166 lekë sot e ajo kushton 169 lekë.  Ndërkohë, për të njejtën sasi gjatë pandemisë paguaje 148 lekë.

Në pesë muaj çmimi i naftës në vend është rritur me mbi 14% ose 21 lekë për litër.

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit.

Operatorët e tregut rritjen e çmimit e justifikojnë me  shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill të 2020.

Ndërkohë në mars të vitit të kaluar, çmimi I naftës u ul me shpejtësi dhe në tregun vendas.

Nga mbi 180 lekë që ishte në shkurt, zbriti poshtë 150 lekëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!