Shtrenjtohen vezët, shitet deri në 35 lekë një kokërr

schedule15:51 - 23 Mars, 2022

schedule 15:51 - 23 Mars, 2022

Nga Erblina Mile

Çmimi i vezës është rritur përsëri brenda pak ditëve. Një kokërr vezë pularie është shtrenjtuar me 30-40 lekë të vjetra ndërsa  vezët e fshatit kanë pësuar një rritje me rreth 100 lekë të vjetra për kokërr.

Shkak kryesor është përgjysmimi i prodhimit ditor për shkak të ngordhjes masive  të pulave por edhe si rezultat i krizës së çmimeve që ka përfshirë vendin. Operatorët por edhe ekspertët veteriner  theksojnë se prodhimi ditor i vezëve ka rënë me rreth 50% brenda dy javëve.

Qytetarët theksojnë se  brenda pak ditëve janë përballur me çmime më të rritura të vezëve. Pavarësisht se autoritetet dhe ekspertët veterinerë kanë deklaruar se konsumimi i pulave dhe i vezëve nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve shumë prej tyre nuk i kanë konsumuar këto produkte këto kohë.

Gripi i shpendëve  po njeh përhapje të gjerë gjatë ditëve të fundit në vend çka do të ndikoj në uljen e mëtejshme të prodhimit të vezëve për shkak të ngordhjes së pulave, çka paralajmëron një tjetër shtrenjtim të vezëve në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!