Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Shtrenjtohen çmimet, rritet inflacioni/ INSTAT: Në shkurt arriti në 2.5 përqind, ndikim kryesor qiratë

schedule14:10 - 9 Mars, 2026

schedule 14:10 - 9 Mars, 2026

Shpenzimet për qira, sigurime, argëtim e sport kanë ndikuar në rritjen e inflacionit. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve I cili ka rezultuar 2.3% për muajin shkurt  nga 1.9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Krahasuar me muajin Janar 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,5 për qind. Rritja vjetore e çmimeve në Shkurt 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 5,3 %, pasuar nga “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,3 %, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,2 % ndjekur nga “Restorante dhe shërbime akomodimi“ ,“Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” .

Banka e Shqipërisë parashikon që niveli i inflacionit do të kthehet në objektivin prej 3% në pjesën e parë të këtij viti. Por në kushtet kur në tregje ndërkombëtare ka një pasiguri për shkak të luftës në Lindjen e Mesme inflacioni mund të vij në një rritje më të shpejtë.



Aktualisht në këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë  e ka lënë normën bazë të interesit në nivelin 2.5% duke u vlerësuar një nivel I konsideruar I përshtatshëm për të mbajtur stabël nivelin e çmimeve në vend.

Megjithatë gjithçka  tashmë do të varet nga ecuria e naftës në tregjet botërore e cila ka prekur nivelet më të larta në 4 vitet e fundit një efekt ky që ka impakt edhe në vendin  në një sërë drejtimesh duke rritur kostot  në ekonomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!