Shtrenjtohen 50% çmimet në sektorin e turizimit

schedule15:01 - 7 Maj, 2022

schedule 15:01 - 7 Maj, 2022

Nga Erblina Mile

Turizmi është një nga sektorët që do të shtrenjtojë me të paktën 50% shërbimet që do ofroj për turistët e huaj apo  ata vendas .Kreu i Unionit Turistik Rrahman Kasa thekson se kjo është e ndikuar nga kriza e rritjes së çmimeve.  Kjo pritet të ndikoj në uljen  e numrit të pushuesve këtë vit.

Shqiptarët do të udhëtojnë më shumë jashtë vendit për pushime gjatë këtij viti.Kasa thekson se edhe paketat turistike në vendet e tjera kanë pësuar një shtrenjtim të konsiderueshëm.

Të vetmit që do të shpëtojnë nga shtrenjtimi i çmimeve janë ata që i kanë parapaguar pushimet që vitin e kaluar pasi në këtë rast operatorët turistikë e kanë të pamundur që të kërkojnë rishikim të kontratës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!