Transporti publik në vend ka paralajmëruar se do të reduktojë me 30% flotën e autobuzave si brenda qytetit dhe ndërqytetas.
Ky vendim erdhi pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës. Përfaqësuesit u kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë për të zbutur efekte.
“Rënia në vesh të shurdhër në mënyrë të vazhdueshme e kërkesave në një situatë emergjente që është transporti publik me një rritje të konsiderueshme të rritjes së naftës, jemi të deryruar të njoftojmë se transporti publik ditën e hënë nqs nuk kemi një reagim nga institucionet, për shkak të pamundëaisë ekononike do të reduktohet flota e mjeteve me 30% për shkak të krizes së vazhdueshme.”
Shoqatat e transportit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse, rishikimin e një sërë taksash mbi karburantin.
“Kërkesat ekonomike kërkoj ndërhyrjë emergjente, të subvencionoj transportin publik për litër siç ishte në rastin e luftës së ukrainës. Ose reduktim i taksave si ajo e qarkullimit apo akcizës. Reduktimi me 20 % e akcizës apsolutisht nuk ka asnjë ndikim në tranaportin publik, sepse e përkthyer në vlerë monetare është 7 lekë.”
Edhe pse saktësuan se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, përfaqësuesit e transportit punlik kërkojnë ndërhyrje pasi sipas tyre iu janë shtuar kostot./abcnews.al


