Shtrenjtimi i jetesës, inflacioni arrin në 6.2%

schedule16:33 - 9 Maj, 2022

schedule 16:33 - 9 Maj, 2022

Nga Erblina Mile

Rritja e çmimeve në vend ka shënuar një tjetër rekord gjatë muajit prill. Sipas të dhënave të INSTAT shtrenjtimi më i madh krahasuar me muajin Prill 2021, vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 % dhe kjo lidhet direkt me karburantet.

Nafta por edhe benzina janë shitur gjatë kësaj periudhe me rreth 240 lekë .Ky nëngrup është  pasuar Ushqime dhe pije joalkoolike”e cila ka pësuar një rritje  me 9,9 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Brenda grupit të ushqimeve ndikim kryesor ka dhënë shtrenjtimi i vajit i cili është shitur rreth 400 lekë për litër  një nivel ky i pa regjistruar në vend më parë. Në grupin e ushqimeve disa herë më shtrenjtë qytetarët kanë blerë edhe “qumësht, djathë dhe vezë”  që janë rritur me 17,1 % si dhe  “bukë e drithëra” me 16,7 %.

Pavarësisht ngritjes së dy bordeve të transparencës gjatë muajit prill  këto struktura duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt pasi inflacioni rezulton më i lartë se muaji mars.

Si  pasojë e shtrenjtimit të çmimeve  inflacioni ka kërcyer në 6.2% ose dy fish mbi  objektivin e  vendosur nga Banka e Shqipërisë prej 3%.Rritja e inflacionit pritet që të detyrojë Bankën Qendrore që të rishikojë përsëri në rritje normën bazë të interesit  gjatë muajit të ardhshëm.

Aktualisht norma e interesit u rrit nga 0.5% në 1%. Gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, inflacioni fiksohej në 1.9% dhe ky nivel rezulton më i larti që prej vitit 2002. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!