Një grua australiane ndau në internet disa këshilla që do t’i bëjnë rrobat pas larjes të duken si të reja. Së pari, ndani rrobat e errëta nga ato të hapura si dhe veshjet e materialeve të ndryshme. Është shumë e rëndësishme të mbyllni zinxhirët dhe të zbërtheni të gjithë butonat e tyre.
Do të ishte një ide e mirë të përdorni një detergjent të butë dhe mundësisht në formë të lëngshme – detergjenti pluhur mund të jetë i ashpër për disa materiale. Truku më i madh është tek përbërësi sekret që ajo vendos në lavatriçe – vaji eukalipt. Shtoni disa pika nëse dëshironi të hiqni qafe pluhurin.
Në vend të zbutësit të rrobave, mund të përdorni edhe uthull sepse rrobat do të qëndrojnë të freskëta më gjatë.
@mama_mila_ Keep your clothes looking fresh with these easy tips ✨ #laundrytok #laundryhacks #laundryday ♬ Super flat lad – Tik Toker
/abcnews.al