Një shtim i retorikës kundër Bashkimit Evropian në Hungari dhe Poloni i ka bërë disa vëzhgues të shqetësohen se qeveritë e krahut të djathtë të këtyre dy vendeve mund të kenë në plan të tërhiqen nga blloku tregtar me 27 vende anëtare.
Deklaratat e fundit nga politikanë dhe ekspertë të rangut të lartë kanë vënë në pikëpyetje angazhimin e tyre ndaj BE-së. Polonia dhe Hungaria u bashkuan me BE -në në vitin 2004, ndërsa sondazhet tregojnë se mbështetja publike për anëtarësimin në BE në të dyja këto vende është mbi 80%.
Por ndërsa BE-ja fillon të vendosë ndëshkime financiare për vendet që dështojnë të plotësojnë standardet e qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit, disa vëzhgues thonë se kërcënimet e tërheqjes mund të jenë një përpjekje e llogaritur politikisht për të kundërshtuar bllokimin e fondeve.
Është e paqartë se deri në çfarë mase kjo lloj retorike përfaqëson dëshirën e vërtetë për të lënë bllokun apo është një taktikë negociuese për të kundërshtuar masat nga Brukseli.
Të dyja vendet janë përfituesit më të mëdhenj të fondeve të BE -së dhe shumica dërrmuese e qytetarëve të tyre duan të qëndrojnë në bllok./ VOA