Shtohet personeli në strukturat e Vettingut

schedule17:13 - 25 Shtator, 2018

schedule 17:13 - 25 Shtator, 2018

Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi një shtesë prej 24 personash për tre organet e Vettingut, me një kosto në buxhet rreth 50 milionë lekë. Kërkesa u bë nga Genta Tafa kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Laerta Poda, sekretare e Përgjithshme e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kjo e fundit kërkoi shtimin në 10 të këshilltarëve ekonomikë për shkak se janë mbingarkuar 3 këshilltarët ekonomikë që kanë aktualisht.

Kjo kërkesë ka shqetësuar deputetin e mazhorancës Alket Hyseni, sipas të cilit organet e Vettingut po fokusohen vetëm te pasuria dhe jo tek aftësimi profesional. Ndërsa kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja i bëri thirrje Kolegjit të Apelimit që të vendosë shpejt mbi apelimet e gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu, në mënyrë që të përshpejtohet ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!