Shtohet lista e të dëmtuarve, Inzaghi në transfertën e Salernitana pa “yllin” e mesfushës

schedule15:35 - 29 Shtator, 2023

schedule 15:35 - 29 Shtator, 2023

“Zikaltërit” e Inter kanë hedhur pas krahëve, humbjen poshtëruese, 1 me 2, të së mërkurës mbrëma nga Sassuolo dhe tashmë po bëhet gati për përballjen e së shtunës, ndaj skuadrës së Salernitana, përballje kjo e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Pavarësisht se në “letër” është një sfidë e lehtë, “zikaltërit” do udhëtojën drejt transfertës, të “Stadio Arechi”, me një sërë mungesash, teksa pas dëmtimeve të Arnautovic, Sensi e Cuadrado listës të “së shtruarve” në infermierinë e klubit i është shtuar dhe “fantazisti” i mesfushës, Davide Frattesi.

I transferuar tek Inter, gjatë kësaj merkatoje vere, 24-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të rikthehet pas përballjes së “zikaltërve” në Champions League, ndaj portugezëve të Benfica, sfidë kjo e programuar të zhvillohet mbrëmjen e 3 tetorit.

Në kuadër të kësaj sfide, pritet që tekniku Inzaghi të lërë pushim në ndeshjen e kampionatit, një sërë titullarësh, si Bastoni, Lautaro, Dimarco e Acerbi, teksa të sigurtë deri më tani në formacionin zyrtar e ndeshjes së nesërme janë Benjamin Pavard, Carlos Augusto, Alexis Sanchez e De Vrij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!