Nafta transportohet nga anija e vjetruar në Jemen

schedule20:04 - 12 Gusht, 2023

schedule 20:04 - 12 Gusht, 2023

Kombet e Bashkuara kanë përfunduar me sukses transportin e 1 milion barelave të naftës nga një tanker i vjetruar në një më të ri me qëllim që të shmanget katastrofa ekologjike në Jemenin e përfshirë në luftë civile.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se me transportin e naftës në anijen e re është shmangur katastrofa që ka mundur të shkatërronte biodiversitetin dhe botën ujore për më shumë se 50 vjet.

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtar nisi nxjerrjen e naftës nga anija e njohur me emrin SOF Safer më 25 korrik. Para transportit, anija po mbante katër herë më shumë naftë sesa ajo që u derdh në brigjet e Alaskës në vitin 1989, në një prej katastrofave më të rënda ekologjike.

Organizatat ndërkombëtare dhe grupet për të drejtat e njeriut për vite të tëra kishin paralajmëruar për rrjedhjen e mundshme ose shpërthimin e tankerit, i cili nuk është mirëmbajtur.

Procesi i transportit të naftës është kryer gjashtë kilometra larg brigjeve në Detin e Kuq që kontrollohen nga rebelët huthi të përkrahur nga Irani. Ata janë në luftë me qeverinë e njohur nga shtetet e tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!