Analisti i njohur i Sky Sport dhe ish-futbollisti i Manchester United, Gary Neville, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Tottenham për t’i vendosur çmimin final Harry Kane, plot 200 mln euro. Sipas Neville, të gjitha klubet e Premier League do e donit një lojtar si Kane.
“Më thoni një trajner që nuk e do një lojtar si Kane në skuadër? Zero! Ai është një goleador i lindur, ka mentalitet fituesi dhe të ofron garanci: Garanci se do të stërvitet 100% në çdo seancë stërvitore dhe do të jetë një shembull perfekt për të gjithë skuadrën.
Uroj që Manchester United të jetë në garë për Kane. Kanë marrë Bruno Fernandes, një sukses i vërtetë në mesfushë, Maguire dhe Wan-Bissaka të shkëlqyer në mbrojtje dhe në rast se shtojnë dhe Kane në sulm, do të jetë një makineri e mirë-ndërtuar”, tha Neville në Sky Sport.