Ditët e fundit vihet re një fenomen i shtuar i veprës penale të vjedhjes. Përsëri policia, në një njoftim për median, bën me dije se, ditën e sotme janë vënë në pranga 2 persona, si autorë të dyshuar të vjedhjes së 6 elektromotorrëve të puseve të naftës, në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Njoftimi i policisë:
“Vodhën elektromotorrët në puset e naftës në Ballsh, policia kap dhe ndalon 2 autorët e dyshuar.
Si rezultat i punës së bërë nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Mallakastër, u bë identifikimi i autorëve të dyshuar të vjedhjes së 6 elektromotorrëve të puseve të naftës në fshatin Hekal.
Pas dokumentimit ligjor, Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
R.A, 24 vjeç, banues në Mallakastër.
E.C, 25 vjeç, banues në Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al