Nga Ema Shazivari
Në spitalin infektiv është ezauruar pjesa më e madhe e kapaciteteve. Nga 120 shtretër në dispozicion të pacientëve, 90 prej tyre janë të zënë nga pacientët, që shtohen çdo ditë e më shumë.
Në spitalin infektiv nuk mungojnë as moshat e reja. 18 vjeçari nga Korça i cili është tetraplegjik, vijon ende të marre trajtim në spitalin infektiv.
Aty ndodhen të shtruar edhe një 26 vjeçar me probleme të shëndetit mendor, si edhe një 29 vjeçar i infektuar me Covid, i cili ka pasur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Edhe pse të pakët në numër, në spital kërkojnë trajtim mjekësor edhe qytetarë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-covid.
Pas plotësimit të të gjithë shtretërve te Infektivit, autoritetet po marrin masa qe te presin paciente me Covid edhe ne spitalin Covid 3, tek ish-kirurgjia./Abcnews.al

