Shtohen sipërfaqet me sera/ Fier, kërkesë e lartë nga tregjet e huaja për perime

schedule15:27 - 2 Nëntor, 2023

schedule 15:27 - 2 Nëntor, 2023

FIER- Në Fier bujqit po shtojnë sipërfaqet e serave të mbjella kryesisht me perime. Pjesa më e madhe e tyre tashmë e kanë gjetur tregun dhe nuk kanë ngurruar të investojnë e të zgjerojnë sipërfaqet e kultivuara.

Drejtori i bujqësisë në bashkinë Fier thonë se vitet e fundit ka një shtim të kërkesës së tregjeve të huaja për prodhimet shqiptare, perimet e luleshtrydhet.

Ferrik Avdia tregon se shumica e prodhimit të Myzeqesë shkon për eksport.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë rezulton se në total qarku Fier ka mbi 1 mijë e 100 hektarë me sera.

Në total qarku ka 1 100 ha me sera, 480 Fieri 612 Lushnja dhe 8 ha Mallakastra. Serat po shtohen si pasoje e kërkesës se lartë nga tregjet e huaja. Me klimë dhe toka të përshtatshme për sera, Fieri eksporton përgjatë 9 muajve duke filluar nga tetori me perimet e njoma dhe vazhduar deri në qershor./ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!