Shtohen shpresat për fitore në “Tokyo 2020”, “shqiptari” rrëmben medalje ari

schedule08:50 - 14 Qershor, 2021

schedule 08:50 - 14 Qershor, 2021

Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 në disiplinën e gjimnastikës nga një rus. Bëhet fjalë për 13-vjeçarin Matvei Petrov, i cili më herët është shpallur kampion Europe.

Në një lidhje me Skype nga Kroacia për “ABC e Mëngjesit” bashkë me trajnerin e gjimnastikes artistike Alon Hasa, ai u shpreh shumë i lumtur.

Ndërsa Hasa  theksoi se po fokusohen vetëm te vegla që mund të dalin në finale, që është “kali me doreza”.

Sakaq, ai tha se kanë shpenzuar brenda dy viteve 60 mijë Euro dhe presin të marrin diçka nga shteti shqiptar.

Matvei është një gjimnast profesionist se është vetëm 13 vjeç. Në unaza është 6 garësh por nuk ka mundësi të fitoj. Ne do të shkojmë në Tokio po do konkurojmë vetëm në ‘kalin me doreza’. Po fokusohemi vetëm te vegla që mund të dalim në finale.

Sipas mendimit tim jam 5-6 sportistët që kanë shanse të dalin në finale. Por nuk dihet se gjimnastika është e vështirë se është vetëm një provë.

Kemi shpenzuar 60 mijë Euro brenda këtyre 2 viteve që Matvei të përgatitet, pasi ai ka fituar Kampionatin Europian”, u shpreh Hasa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!