Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e sotëm njoftoi se gjendja në spitalin Infektiv është rënduar.
Te “Infektivi” po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 tjetër pacient është i intubuar.
Lexo edhe: E FUNDIT/ 3 të vdekur, 90 raste të reja: Ku janë të prekurit
Ndërkohë në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 2,752.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën 3 persona të tjerë.
Lexo edhe: Tre persona humbin jetën nga Covid-19, shkon në 72 numri i viktimave

