Jean-Clair Todibo është infektuar me COVID-19 te Barcelona dhe është izoluar, ndërkohë që në futbollin spanjoll numri i të prekurve vjen në rritje.
Një ditë më parë u konfirmuar gjashtë raste me koronavirus edhe tek Athletic Bilbao, kurse sot ka edhe një rast të ri te skuadra e Real Valladolid.
Klubi spanjoll ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se, para se të dilnin në stërvitje, lojtarët dhe stafi teknik janë testuar për COVID-19 dhe ka dalë një person i infektuar.
Valladolid nuk zbulon më shumë, nëse ai është futbollist apo anëtar i stafit teknik. Personi i infektuar është izoluar, sipas rregullave të protokollit shëndetësor. /abcnews.al
?? Comunicado Oficial.
?https://t.co/AIgId5dvdA#RealValladolid | #ComunicadoOficialRV
— Real Valladolid C.F. (@realvalladolid) August 13, 2020