Prej datës 10 shkurt, kur Urgjenca e QSUT doli jashtë funksionit si pasojë e një zjarri në katin e nëndheshëm, banorët e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit dhe Beratit janë duke marrë shërbim në Spitalin Memorial të Fierit.
Në këto dy jave në këtë institucion janë trajtuar mbi 500 urgjenca. Drejtorja e Spitalit Rajonal, Rudina Degjoni, thotë se institucioni po punon me kapacitete të plota.
Përveç Spitalit Memorial, në mungesë të shërbimit në QSUT, rastet e urgjencës po trajtohen edhe në Spitalin Rajonal Shkodër si dhe Spitalin Universitar të Traumës e Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.