Shtohen mungesa te “Zonja e Vjetër”, Allegri ndaj Inter pa “fantazistin” e sulmit

schedule15:19 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:19 - 21 Nëntor, 2023

Mbrëmjen e së dielës pritet të hedhë më shuëm “dritë” mbi kampionin e Serie A, të këtij sezoni, me “zikaltërit” e Inter, që do të “përplasen” në “Allianz Stadium”, të Torinos, me “bardhezinjtë” e Juventus, në një “klasike” të vërtetë italiane, ku në rast fitorje ndaj një kundërshtari direkt, mund të thuhet me plot gojë se “Scudetto”, këtë vit shkon drejt Milanos.

Në të dyja kampet ka një sërë mungesash, ku për “zikaltërit” më e rëndësishmja është ajo e qendërmbrojtësit, Alessandro Bastoni, ndërsa te “Zonja e Vjetër” shtohen dita-ditës, me më të fundit, që është mësuar paraditen e kësaj të marte dhe prek repartin ofensiv të skuadrës, së teknikut Massimiliano Allegri.

Bëhet fjalë për anëosrin amerikan të sulmit, Thimothy Ëeah, me këtë të fundit, që ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë i disponueshëm për “Derbin e Italisë” dhe jo vetëm, pasi sipas raportimeve më të fundit, 23-vjeçari mund të vihet nën dispozicionin e teknikut italian, vetëm pas 1 muaji. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!