Shtohen masat mbrojtëse, ndalohet lëvizja me Malin e Zi në Muriqan dhe Vermosh

schedule21:05 - 13 Mars, 2020

schedule 21:05 - 13 Mars, 2020

Në kuadër të masave të shtuara dhe kufizimit të lëvizjes me vendet e tjera, policia Kufitare ka njoftuar deri në një moment të dytë lëvizjen me Malin e Zi.

Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19.

Policia Kufitare

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19.

Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!