Shtohen “hallet” te Skënderbeu, lojtarët përplasen me njëri-tjetrin

schedule10:25 - 20 Prill, 2022

schedule 10:25 - 20 Prill, 2022

Skënderbeu ndodhet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi i këtij sezoni, misioni mbijetesë për skuadrën e Skënder Gegës tashmë është thuajse i pamundur, teksa vetëm matematika mban gjallë shpresat e tyre.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por te korçarët shtohen edhe më shumë “hallet”, pasi tashmë kanë filluar edhe përplasjet mes lojtarëve.

Sipas “Panorama Sport” raportohet se lojtarët për të cilët behët fjalë janë kapiteni i skuadrës, Vangjel Zguro dhe sulmuesi Elvi Berisha.

Zguro po mbante një fjalim para skuadrës, ndërsa sulmuesi ka thënë një batutë e cila nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit dhe kjo ka bërë që mes lojtarëve të ketë përplasje.

Skënderbeu të dielën ka një ndeshje shumë të rëndësishme, kundër Egnatias së vendit të tetë në Korçë. Një fitore do u jepte shanse sërish bardhekuqve për të shpresuar te mbijetesa. /f.a/abcnews.al