Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shtohen “hallet” te Milan, Pioli duhet të bëjë llogaritë pa dy futbollistë të tjerë ndaj Chelsea

schedule17:50 - 3 Tetor, 2022

schedule 17:50 - 3 Tetor, 2022

Shtohen “hallet” te skuadra e Milan. Stefano Pioli merr një lajm aspak pozitiv përpara ndeshjes me Chelsea në Champions League, takim që do të luhet ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 21:00.

Infermieria e kuqezinjve është mbushur plot, pasi përveç Mike Maignan, Theo Hernandez, Junior Messias, Alessandro Florenzi, Divock Origi e Zlatan Ibrahimovic, që po vazhdojnë të mungojnë shkaku i dëmtimeve, kësaj liste i janë shtuar edhe dy lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Davide Calabria dhe Alexis Saelemaekers, të cilët u larguan të dëmtuar në ndeshjen me Empolin, takim që kuqezinjtë e fituan me shifrat 3-1.



Në këtë mënyrë Pioli duhet të bëjë llogaritë pa dyshen e lartpërmendur për përballjen me Chelsea, duke shtuar kështu “dhimbjet e kokës” për teknikun, i cili duhet të “arnojë” tashmë formacionin. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!