Tjetër futbollist në Gjermani me Coronavirus. Timo Hubers, i Hannover 96, doli pozitiv dhe klubi i tij e bëri publik rastin para dy ditësh. Para pak ditësh kjo skuadër u përball me Nurnberg, klub që ka njoftuar sot se edhe një lojtar i tyre ka dalë pozitiv me COVID-19.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Fabian Nürnberger, për të cilin thuhet se është mirë dhe deri më tani nuk janë shfaqur simptoma tek ai. Nisur nga kjo, Nurnberg ka vendosur që të gjithë lojtarët të testohen për Coronavirusin dhe lojtarët për 14 ditë do të vetëkarantinohen në shtëpi
Klubi gjerman, ndërkohë ka bërë një kërkesë që ndeshja e ditës së diel me St. Pauli të shtyhet. DFB sot vendosi që të zhvillohen takimet e kësaj fundjave dhe më pas ndeshjet të ndërpriten. /abcnews.al
Das gesamte Team befindet sich ab sofort auf Anweisung der Gesundheitsbehörde für die kommenden 14 Tage in häuslicher Quarantäne.
Der #FCN hat bei der DFL den Antrag auf Spielabsetzung für die kommende Partie beim @fcstpauli gestellt.
Alle Infos ? https://t.co/QU3tKbwfWJ
— 1. FC Nürnberg (@1_fc_nuernberg) March 13, 2020