Shtohen fluturimet me Kroacinë/ Tiranë-Zagreb tre herë në javë me Croatia Airlines

schedule16:06 - 20 Maj, 2025

schedule 16:06 - 20 Maj, 2025

Shqipëria dhe Kroacia lidhen tashmë më shpesh direkt. Croatia Airlines ka zgjeruar praninë e saj, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Nga dy herë në javë, tashmë pasagjerët do të kenë nw dispozicion tre fluturime javore, çdo të martë, të premte dhe të diel.

“Ne besojmë se tregu shqiptar është me shumë potencial. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me avion është në rritje të vazhdueshme. Aeroporti i Tiranës regjistroi 10.7 milionë pasagjerë vitin e kaluar. Kjo është arsyeja pse vitin e kaluar hapëm linjën tonë me dy fluturime në javë dhe këtë vit duke nisur nga data 25 maj shtojmë një tjetër.”

Përveç lidhjeve direkte nga Tirana në Zagreb, kjo linjë ajrore mundëson gjithashtu lidhjen me destinacione të tjera brenda Kroacisë si dhe në vende të tjera të njohura të Evropës.

“Përmes Zagrebit pasagjerët mund të lidhen lehtësisht me destinacione si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, vendet skandinave, Zvicra dhe më tej. Për momentin kemi shtuar një fluturim më shumë në javë dhe shpresojmë që kjo linjë të shndërrohet në një destinacion të përhershëm gjatë gjithë vitit. Natyrisht, kjo kërkon punë të vazhdueshme për të rritur numrin e udhëtarëve, veçanërisht gjatë sezonit veror”.

Shtimi i fluturimeve direkte pritet të sjellë ndikim për turizmin e dy vendeve, si një nga sektorët kryesorë të ekonomisë.

“Shqiptarët do të ndihen të mirëpritur në Kroaci. Ne nuk ofrojmë vetëm një bregdet të mrekullueshme, kemi site të mbrojtura nga Unesko, aktivitete të shumta, mikpritje të ngrohtë, ushqim të mirë dhe besojmë se udhëtarët shqiptare jane me se te mireperitur. Kroacia është një destinacion që mund të vizitohet gjatë gjithë vitit.”

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë investimet e Kastrati Group, ndërsa punimet me zgjerimin e pistës do të mundësojnë edhe fluturimet transoqeanike.

“Sic e dini kemi qenë shumë të zënë me samitin e BE në Shqipëri, ku moren pjesë 50 delegacione të ndryshme. Disa erdhen me të njëjtin lloj avioni, për të cilin ne po punojmë në pistë për të mundësuar fluturimet me SHBA. Kemi parasysh avionet e presidentit Makron dhe presidentit Erdogan. Pra ne jemi gati për këto fluturime. Do të zgjerojmë më tej terminalin që të mirëpresim të paktën 15 milion pasagjerë në vit. Kemi bërë investime gjithashtu me fasaden e aeoportit dhe synomë ta bejmë aeroportin më të bukur për syrin e njeriut”.

Një numër rekord prej 10.7 milion pasagjerësh përdorën vitin e kaluar eroportin ndërkombëtar të Tiranës. Ndërsa rritja duket e qëndrueshme edhe këtë vit, ku vetëm në tre muajt e parë janë regjistruar mbi 2 milion pasagjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!