Zgjerohet lista e barnave me rimbursim/ Koçiu: më shumë persona do përfitojnë falas fishat e diabetit

schedule10:14 - 24 Korrik, 2024

schedule 10:14 - 24 Korrik, 2024

Qeveria ka zgjeruar listën e barnave me rimbursim. Lista e miratuar mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave sipas ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu përmban 50 ilaçe të reja për trajtimin e tumoreve, sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe mushkërive.

Në këtë mbledhje qeverie u vendos gjithashtu të shtohen kategoritë e personave me diabet  që përfitojnë fisha për matjen e nivelit të sheqerit në gjak falas.

“ Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”.

Deri tani qeveria rimbursonte fishat e diabetit për pacientët nga mosha 0 deri në 25 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!