Një trafikant ndërkombëtar droge u arrestua në aeroportin e Malpensës (Varese). Burri, një spanjoll 30-vjeçar nga Republika Domenikane, u shtir si invalid. Ai lëvizte me një karrocë me rrota në të cilën ishin fshehur 13 kg kokainë. Ai u kap nga detektivët Crai, qenit të njësisë në Fiamme Gialle.
Gati një milion e gjysmë euro fitim, është shuma që do të kishte kapur në treg kokaina që trafikanti kishte fshehur në mbushjen e karrocës ku ishte ulur duke u shtirur si invalid. Pavarësisht një momenti të parë sikleti të kuptueshëm, nisur nga situata, policët bllokuan korrierin dhe mashtruesin e drogës, falë këmbënguljes së qenit të repartit.
Shoqëruesi i linjës ajrore, i caktuar për të ndihmuar tridhjetë vjeçarin, i shtangur, u largua mënjanë, ndërsa burri vazhdoi të luante keq si invalid.
/abcnews.al/