Shtimi i rasteve me Covid-19, Bashkia e Pukës mbyll kopshtet dhe çerdhet

schedule14:51 - 10 Gusht, 2020

schedule 14:51 - 10 Gusht, 2020

Bashkia Pukë ka vendosur mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytet.

Lajmi e ka bërë të ditur, vetë Bashkia përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se ky vendim është marrë për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19.

Sakaq, ka njoftuar se në këto institucione do të bëhen dezinfektimet e nevojshme.

Njoftimi i Bashkisë Pukë:

Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.
Mbyllja bëhet përshkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Ju faleminderit!/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!