Shtetet e Vishegradit kundërshtojnë planin e BE për emigracionin

schedule15:15 - 25 Shtator, 2020

schedule 15:15 - 25 Shtator, 2020

Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia e kanë kundërshtuar propozimin e Komisionit të BE për një politikë të përbashkët europiane për emigracionin, raporton Euractiv

Plani për pranimin e emigrantëve përmes një sistemi kuotash të detyrueshme është i papranueshëm, thanë krerët e qeverive të Polonisë dhe të Hungarisë dhe të Republikës Çeke, Mateusz Morawiecki, Viktor Orban dhe Andrej Babis, pas një takimi me Presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen në Bruksel. Edhe Austria është kundër kuotave.

Sipas tij një marrëveshje e 27 vendeve të BE-së është e mundur vetëm në bazë të propozimit hungarez. Sipas këtij propozimi, askush nuk duhet të lejohet të hyjë në territorin e BE-së për sa kohë që për këtë person nuk ka përfunduar procedura e azilit, transmeton abcnews.al

Në vend të strehimit të refugjatëve Orban dhe Babis kërkuan që BE ta parandalonte hyrjen e emigrantëve në territorin e BE-së përmes ngritjes së “qendrave” jashtë Bashkimit Europian dhe në kampe brenda BE-së, tha Babis në Bruksel. BE-ja duhet të negociojë me vendet afrikane si Libia ose Siria në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë atje.

Kontrolli rigoroz i kufijve

Kurse Mateusz Morawiecki tha se grupi i Vishegradit do t’i përmbahet kërkesës për “një politikë më rigoroze dhe efektive në kontrollin e kufijve të BE-së”.
BE-ja synon një ruajtje më të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe një mbështetje më të madhe për vendet e origjinës dhe vendet ku kalojnë tranzit emigrantët për të parandaluar njerëzit që të vijnë në Evropë. Brukesli propozoi po ashtu t’u japë vendeve të BE-së që pranojnë emigrantë grante nga 10.000 euro për person nga buxheti i BE-së, transmeton abcnews.al

“Ne duhet të ndryshojmë sistemin e granteve dhe sistemin e kuotave, që janë të papranueshme për ne. Prandaj duhet të vazhdojmë të negociojmë. Ne duhet ti ndalojmë njerëzit që vijnë nga këto vende, t’i kthejmë në vendet e tyre dhe t’u japim ndihmë atje,” – citoi Babis./ abcnews.al