Shtëpia ku lindi Adolf Hitler transformohet në një stacion policie

schedule16:25 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:25 - 20 Nëntor, 2019

Shtëpia ku ka lindur Adol Hitler në Austri do të transformohet në një stacion policie. Pas vitesh të tëra debatesh dhe polemikash, qeveria austriake konfirmoi atë që do të ndodhë me rezidencën ku lindi lideri nazist. Fati i strukturës që daton në shekullin 17 ka qenë objekt i një debati të gjatë. Për dekada, qeveria vendore e ka marrë me qera nga ish-pronari i saj në përpjekje për të shmangur flukset e turistëve të ekstremit të djathtë.

Në vitin 2016 qeveria bleu ndërtesën me një urdhër blerjeje të detyrueshëm me një çmim prej 810 mijë eurosh. Që nga ai moment debatet për fatin e ish-shtëpisë së Hitlerit u bënë dhe më të shpeshta. Disa kërkonin që ndërtesa të shembej, ndërsa të tjerë mendonin se duhej përdorur për aktivitete bamirësie. Zgjidhja përfundimtare ishte që ajo të transformohej në një stacion policie. Ministri i brendshëm austriak pohoi se përdorimi i ardhshëm nga ana e policisë duhet jetë një sinjal i qartë për faktin se kjo ndërtesë nuk do të shërbejë asnjëherë për kujtimin e nacionalsocializmit.

Hitler lindi në Braunau am Inn, ku babai i tij ishte dërguar për punë në 20 prill 1889. Familja e tij qëndroi në një apartamnet të ndërtesës për disa javë pas lindjes së tij para se të transferoheshin në një ndërtesë tjetër në zonë./abcnews.al