Partia Demokratike vijon me takimet e saj me qytetarët në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lam pas, ku një pjesë kanë humbur banesat e tyre.
Arben Muça nga Thumana është shprehur se banesa e tij ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe që nga ajo ditë herë në shtëpinë e shembur të djalit, herë në çadrën e së ëmës: Asnjë ndihmë nga shteti, unë sikur s’jam ai vazhdon të qëndrojë në çadrën e ngritur tek shtëpia e prindërve të tij.
Qytetari në një bisedë me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka thënë se nuk ka marrë asnjë lloj ndihmë nga shteti, as bonus qeraje dhe as ushqime.
Ai gjithashtu shprehet se vetë është i papunë dhe se ka një kredi që duhet ta shlyejë dhe ndihma e vetme që ka është gjysma e pensionit të nënës së tij.
“Jam banor i këtij komuniteti të Thumanës. Quhem Arben Muça. Jemi dëmtuar nga tërmeti shumë. Unë rri te shtëpia e djalit. Djali njërën dhomë e ka të banueshme, hyrja tjetër jo. Eshtë shtëpia pa kolona, është shumë e dëmtuar, kam frikë të jetoj brenda. Rri këtu te nëna në çadër. Nuk përfitoj as bonus, as qira, as ndihmë sociale, as ushqime, as kryq të kuq, asgjë. As kryq të kuq asnjë gjë. Unë si me qënë ndonjë jetim ose mos me qenë shqiptar. Nëna më jep pensionin për të likujiduar kredinë çdo muaj se kanë ardh më kanë sekuestru”, është shprehur Mucca.
Ndër të tjera edhe nëna e tij Pashke Muça shprehet se edhe shtëpia e saj është e dëmtuar dhe se të vetmen gjë që kërkon nga shteti është një kontenier, pasi kur bie shi i futet uji brenda.
“Unë kërkoj një kontenier se uji i gjithi më futet brenda. Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda”, ka thënë ajo./abcnews.al


