Shtëpia luksoze Prada do të dizajnojë kostumet hapësinore të NASA -s për astronautët që do të shkojnë në Hënë pas dy vitesh, raporton BBC.
Anëtarët e misionit të agjencisë amerikane të hapësirës që do të fluturojnë në hënë në vitin 2025 do të kenë kostumet hapësinore të prodhuara nga shtëpia e famshme e modës.
Në artikullin përkatës të rrjetit britanik thuhet se Prada do të bashkëpunojë me “Axiom Space” për kostumet hapësinore, të cilat do të përdoren në misionin “Artemis III”. Ky është misioni i parë me njerëz që arrin në Hënë që nga Apollo 17 në 1972, dhe do të përfshijë një grua.
Në deklaratat e tij për BBC, një astronaut në kushte anonimiteti tha se shtëpia Prada ka përvojë në prodhimin e veshjeve për hapësirën.
Përveç pasarelave të Milanos, shtëpia Prada kishte marrë përsipër edhe dizajnin e uniformave për garën e lundrimit të Kupës së Amerikës.