Shtëpia e lindjes së Hitlerit në Austri do të kthehet në një stacion policie  

schedule15:03 - 22 Gusht, 2023

schedule 15:03 - 22 Gusht, 2023

Ridizajnimi i shtëpisë ku lindi Adolf Hitleri do të vazhdojë siç ishte planifikuar, ka thënë ministria e brendshme e Austrisë, sipas BBC

Pas vitesh, qeveria vendosi ta shndërrojë shtëpinë në qytetin verior të Braunaut, ku Hitleri lindi në 1889, në një stacion policie me një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Puna do të nisë më 2 tetor. Në përpjekje për të parandaluar që ndërtesa në kufi me Gjermaninë të shndërrohej në një faltore neonaziste, qeveria mori kontrollin e ndërtesës së rrënuar në vitin 2016.

“Gjithçka do të shkojë përpara siç është planifikuar,” tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!